DYLON

Të pandehurit B. F. i caktohet masa e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në IPFK

Të pandehurit B. F. i caktohet masa e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në IPFK
Avatar photo Redaksia

Dega e Gjykatës Themelore në Novobërdë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, mbi caktimin e masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik me ndalim në institucionin kujdesit shëndetësor.

I pandehuri duhet të qëndroj në kohëzgjatje prej një (1) muaji në Institutin e Psikiatrisë Forenzike të Kosovës (IPFK).

Me datë 15.04.2017 në fshatin Llabjan Komuna e Novobërdës, i pandehuri B. F., ka dëmtuar shkollën dhe xhaminë e fshatit.

EkoHigjiena

Me këto veprime i pandehuri B. F. dyshohet se ka kryer veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë nga neni 333 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”.

Gjatë mbajtjes së seancës ka prezantuar edhe eksperti mjeko – ligjor, i cili ka rekomanduar gjykatën që të dërgoj të pandehurin në Institutin e Psikiatrisë Forenzike të Kosovës.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.