Pas ngjarjes tragjike afër punishtës së autostradës “Arbër Xhaferi”, ku humbi jetën një punëtor i kompanisë Bechtel & Enka, janë takuar Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj dhe drejtor i kompanisë Bechtel&Enka, Riyadh Alkhazjari.
Gjatë këtij takimi u diskutua situata në ketë kohë të pasë fatkeqësisë dhe tani për tani nuk mund të thuhet asgjë konkrete për rastin, sepse me të po merren organet kompetente dhe para se ata të dalin me rezultatet e tyre nuk deshirojmë të leshohemi në deklarata.
Ne, në këto momente, ndiejm keqardhjen tonë dhe i shprehim ngushëllime familjes për humbjen e një anëtari të tyre, një njeriu i cili ka punuar pa ndalshëm me dhjetëra e qindar orë për ndërtimin dhe konsolidimin e Kosovës, sa i përket infrastrukturës.
Ne do të jemi afër familjes në çdo kohë për çdo gjë që mund të kenë nevojë ata, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Infrastrukturës