DYLON

Bujanoci me rrogë mesatare 35.683 dinarë, Presheva me 34.117 dinarë

Avatar photo Redaksia

Instituti Republikan për Statistika ka njoftuar se paga më e lartë mesatare për muajin Shtator në rrethin Pçinjës është regjistruar për të punuësuarit në Surdulicë me 38.464 dinarë.

“Rrogë më të ulët jo vetëm në rrethin e Pçinjës por në gjithë Serbinë kanë pasur të punësuarit në Tërgovishtë me 25.902 dinarë, shkruan “vranjske”, transmeton Titulli.com.

Sipas këtyre të dhënave Vraja është me rrogë mesatare prej 38.463 dinarë , Bujanoci me 35.683, Bosilegradi me 35.061, Presheva me 34.117 dhe Vladiçin Hani me 32.377 dinarë në muaj.

EkoHigjiena

Rroga mesatare në Serbi për muajin shtator është 48.212 dinarë ndërsa paga më e lartë është shënuar në komunën Surçin prej 85.972 dinarë, thuhet në njoftimin e Institutit Republikan për Statistika.

BURIMI: Titulli.com