Pas gjashtë vitesh gjykim, të ndjekur me një akuzë nga Prokuroria Speciale, për veprat penale krimi i organizuar, nga neni 274 par. 2 të KPPK-së, lidhur me veprën penale Shpërdorimi i pozitës zyrtare ose i autorizimit nga Neni 339, par. 3 lidhur me par. 1 të KPPK-së, lirohen si të pafajshëm ish kryetari I Gjilanit, Qemajl Mustafa dhe të tjerët.
Kjo është bërë e ditur nga avokatja e të akuzuarit, Vehbi Geci, Aurora Mulhaxha përmes një postimi në facebook.
“Trupi Gjykues i Gjykatës Themelore Peje, pas shqyrtimit të të gjitha shkresave të lëndës dhe vlerësimit të pretendimeve nga fjala përfundimtare e mbrojtjes, ka konstatuar se nuk është vërtetuar se i mbrojturi im Vehbi Geci, dhe të pandehurit tjerë: Qemajl Mustafa, Hatixhe Daku, Qefsere Sadriu, Ilaz Rashiti, Musa Nasufi, Muhamet Kastrati, Fatmir Halili, Drita Bajrami, Agim Hoxha, Ramush Musliu, Selvije Shefkiu, Ganimete Kastrati, Shemsedin Qerimi, Merita Canaj Shabani, Ibrahim Foniqi, Hamdi Ismajli, Fadil Osmani, Heset Asllani, Selver Xhelili, Qemajl Latifi, Enver Biqku, Asllan Mustafa, Naser Sylejmani, Zeqirja Fazliu, Azem Mujku dhe Nazim Jashari, Avdil Pireva, Rrustem Hajdari, Florim Zuka, Skënder Imeri, Naser Mehmeti, Mejdi Ahmeti, Asllan Asllani dhe Asllan Syla, kanë kryer veprat penale te cilat ju viheshin në barrë dhe sot pas 6 viteve, të ndjekur me një akuzë te pa mbështetshme nga Prokuroria Speciale, për veprat penale krimi i organizuar, nga neni 274 par. 2 të KPPK-së, lidhur me veprën penale Shpërdorimi i pozitës zyrtare ose i autorizimit nga Neni 339, par. 3 lidhur me par. 1 të KPPK-së, u vërtetua pafajësia e te mbrojturit tim dhe te pandehurve tjerë”, ka shkruar ajo në profilin e saj.
Ja postimi i plotë:
Aktgjykim Lirues, pas 6(gjashte) vite akuze.
Peje, 13.04.2022 – Trupi Gjykues i Gjykatës Themelore Peje, pas shqyrtimit të të gjitha shkresave të lëndës dhe vlerësimit të pretendimeve nga fjala perfundimtare e mbrojtjes, ka konstatuar se nuk eshte vertetuar se i mbrojturi im Vehbi Geci, dhe te pandehurit tjere Qemajl Mustafa, Hatixhe Daku, Qefsere Sadriu, Ilaz Rashiti, Musa Nasufi, Muhamet Kastrati, Fatmir Halili, Drita Bajrami, Agim Hoxha, Ramush Musliu, Selvije Shefkiu, Ganimete Kastrati, Shemsedin Qerimi, Merita Canaj Shabani, Ibrahim Foniqi, Hamdi Ismajli, Fadil Osmani, Heset Asllani, Selver Xhelili, Qemajl Latifi, Enver Biqku, Asllan Mustafa, Naser Sylejmani, Zeqirja Fazliu, Azem Mujku dhe Nazim Jashari, Avdil Pireva, Rrustem Hajdari, Florim Zuka, Skënder Imeri, Naser Mehmeti, Mejdi Ahmeti, Asllan Asllani dhe Asllan Syla, kan kryer veprat penale te cilat ju viheshin ne barre, dhe sot pas 6 viteve, te ndjekur me nje Akuze te pambeshtetshme nga Prokuroria Speciale, per veprat penale Krimi i organizuar, nga neni 274 par. 2 të KPPK-së, lidhur me veprën penale Shpërdorimi i pozitës zyrtare ose i autorizimit nga Neni 339, par. 3 lidhur me par. 1 të KPPK-së,u vertetua pafajsia e te mbrojturit tim dhe te pandehurve tjere.
6 vite plot mund, sakrific, rrugetim i gjate, ku per asnje moment mbrojta nuk ka qen e veshtire e gjithmone nen respektim te Kodit te Procedures penale, e veshtire ka qene pamundesia ime ta paraqes para trupit te respektuar Gjykues vujtjen shpirtnore, emocionale, morale dhe financiare te te mbrojturit tim, te reflektuar ne mnyren e shkatrimit te perditshem te tije.
Artikulli 11 i Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, të Kombeve të Bashkuara, barra e provës i takon prokurorisë, e cila duhet të mbledhë dhe të paraqisë mjaft dëshmi bindëse për të bindur trupin gjykues, i cili është i kufizuar nga ligji që të marrë parasysh vetëm prova dhe dëshmi që janë ligjërisht të pranueshme dhe të marra në mënyrë të ligjshme, që i pandehuri është fajtor përtej dyshimit të arsyeshëm. Nëse pas punës së prokurorisë mbetet dyshim i arsyeshëm, atëherë i akuzuari duhet të shpallet i pafajshëm, ku sot Gjykata ne teresi e mbeshteti bazueshmerine e ketij artikuli.