DYLON

Drjetoresha e DSHMS-së: Do t’i shohim mundësitë buxhetore për funksionalizim e laboratorit në Zhegër dhe rikthimin e shërbimit stomatologjik

Drjetoresha e DSHMS-së: Do t’i shohim mundësitë buxhetore për funksionalizim e laboratorit në Zhegër dhe rikthimin e shërbimit stomatologjik
Avatar photo Redaksia

Drejtoresha e Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS) në Gjilan,  Aurorë Osmani Buca, së bashku me drejtoreshën e QKMF-së, Arbenita Hajdari, vizituan Qendrat e Mjekësisë Familjare (QMF) në fshatrat Zhegër, Cërnicë e Llashticë.

drejtoresha e DSHMS-së,  Aurorë Osmani Buca ka bërë me dije se u diskutua për funksionalizimin e kutive të ankesave, të cilat shumë shpejt do të kthehen në shërbim, në mënyrë që kërkesat e ankesat e banorëve e pacientëve të realizohen.

EkoHigjiena

Gjithashtu nga afër u dëgjuan edhe kërkesat e nevojat e stafit shëndetësor.

“Ditëve në vazhdim do t’i shohim mundësitë buxhetore për funksionalizim e laboratorit në Zhegër dhe rikthimin e shërbimit stomatologjik për banorët e fshatit”, ka thënë drejtoresha e DSHMS-së,  Aurorë Osmani Buca. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.