DYLON

Policia me ligjëratë informuese me temë: “Parandalimi i ngacmimeve seksuale në shkollë”

Policia me ligjëratë informuese me temë: “Parandalimi i ngacmimeve seksuale në shkollë”
Avatar photo Redaksia

Njësiti i Policisë në Komunitet kanë mbajt ligjëratë në shkollën fillore “Abaz Ajeti “, në Gjilan me temën: “Parandalimi i ngacmimeve seksuale në shkollë”, ka bërë me dije Toger Ismet Hashani, nga Zyra për Informim, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan.

“Në këtë ligjëratë kanë marrë pjesë rreth 80 nxënës të klasave të shtata (7) dhe të teta (8). Nxënësit u falënderuan për ligjëratën,  ishin shumë të interesuar dhe parashtruan pyetje rreth temës dhe pyetje në interes të sigurisë së përgjithshme. Po ashtu ata u ndanë të kënaqur edhe me përgjigjet që morën nga zyrtarët e policisë gjegjësit nga Njësia për Komunitet e Stacionit Policor në Gjilan”, ka thënë zëdhënësi Hashani.

EkoHigjiena

Sipas tij, Njësiti i Policisë në Komunitet do të vazhdojë me ligjërata në këtë temë dhe tema të tjera edhe në të ardhmen. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.