Kryetari i Komunës së Gjilani, Lutfi Haziri ka ngushëlluar familjen Salihu me rastin e vdekjes së gazetarit Xhavit Salihu. Ai sonte u nda nga kjo jetë duke na lënë të pikëlluar të gjithë neve që e njihnim.
“Na la ikona e radios në Gjilan, Xhavit Salihu. Ai do të mbahet në mend për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në gazetari, në informimin me kohë dhe në mënyrë objektive të qytetarëve për gati dy dekada. Ngushëllime familjes, shokëve, miqve, kolegëve e farefisit. Lamtumirë, miku im!”, ka shkruar Haziri në profilin e tij.