DYLON

Ka ndërruar jetë gazetari Xhavit Salihu

Ka ndërruar jetë gazetari Xhavit Salihu
Avatar photo Redaksia

Sonte u nda nga jeta Xhavit Salihu, gazetar. Familjarët humbën anëtarin e tyre më të dashur, e ne gazetarët një koleg të shkëlqyer e i palodhshëm në profesion, e Gjilani humbi një qytetar të mirë e shembullor, një njeri me shumë vlera.

I ndjeri Xhavit Salihu,ishte gazetar, themelues i Radio stacionit më me zë në Gjilan, Radio Star.

Njoftimin për vdekjen e tij e ka bërë familja e tij e cila këtë lajm të hidhur e ka ndarë me miq për të njoftuar me dhimbje dhe pikëllim se Xhavit Salihu u nda nga jeta.

EkoHigjiena

Vdekja e tij është një humbje e madhe për familjen, për miqtë dhe për kolegët gazetarë.

Prehu i qetë mik, shok e koleg i dashur Xhavit. Do të mbetesh i paharrueshëm në kujtimet tona.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.