DYLON

Soneti si formë e përshtatshme e shqiptimit poetik

Soneti si formë e përshtatshme e shqiptimit poetik
Avatar photo Redaksia

Në përmbledhjen me poezi “I djegur në shi” Xheladin Rexhepi u qaset dhe shqipton jetën dhe botën e brendshme përmes sonetit, që është formë poetike e njohur nga lashtësia, po që gjithnjë mbetet aktuale dhe e përshtatshme për t’i shprehur dukuritë e botës dhe për të komunikuar me lexuesin.

ANTON NIKË BERISHA

Autori u përmbahet rregullave kryesore të sonetit (secili sonet ka katërmbëdhjetë vargje), zbatohet rima (ndonjëherë ajo mbërrihet dhe me assonance); shmanget përdorimi i një vargu të vetëm metric,fjala vjen, tetë,dhjetë, ose njëmbëdhjetë rrokshin, po i kushtohet kujdes ritmit të vargut dhe figurshmërisë së tij.

EkoHigjiena

Pra, në përfitimin e teksteve të soneteve Xheladin Rexhepi përdor vargje metrash të ndryshme, siç vepron edhe me rimën.

Ai me qëllim ka lënë anash vargun e saktë metrik tradicional, për t’i dhënë vargut të tij liri dhe shprehimësi poetike sa më të madhe; ka synuar që gjuha me të cilën e harton vargun dhe sonetin si tërësi të jetë sa më poetike.

Gjakimi kryesor i autorit është që ta ruaj rrafshin sa më të ngritur të të shprehurit poetic,pa marrë parasysh se çka bënë objekt vështrimi: dhimbjen,pësimin, dashurinë apo çështje të konkretësisë jetësore të afërt, siç është ciklikushtuar viteve ’70, “Ditarin që s’e shkrova II”, ku njësitë e veçanta poetike kanë tituj thuaja se të njëjtë “Ndoshta ka qenë…” (ndërrohen vetëm vitet dhe emrat e muajëve).

Një cilësi tjetër e këtij vëllimi është se Xheladin Rexhepi i është shmangur fjalëve të mëdha dhe retorikës (edhe kur ka shqiptuar çaste drama

tike dhe tragjike të rrjedhës së botës sonë ose ato individuale) dhe i ka dhënë hapësirë rrëfimit dhe gjuhës poetike (veçohet sidomos metafora), veçanti që kushtëzojnë komunikim më gjallërik dhe ndikim estetik më të madh.

( Prof. dr. Anton Nikë Berisha, është redaktor i këtij libri, i cili këto ditë doli nga shtypi përmes Shtëpisë botuese “Beqir Musliu”)

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.