Lëvizjes VETËVENDOSJE! u jam bashkangjitur pikërisht se kam parë që ka demokraci të brendshme, ndryshe nga partitë tjera, jo me kushtëzime.
Ardiana HALIMI
Kushtëzimet janë të dëmshme në një parti demokratike dhe si të tilla nuk pranohen.
Problemin e brendshëm të fundit në organizatën tonë, si aktiviste e Lëvizjes kërkojë që të zgjidhet në mënyrë demokratike, me debat të hapur e transparent, sy më sy, në organe e forume, sipas rregulloreve e statutit.
Këshilli i Përgjithshëm është organi më i lartë vendimmarrës në një parti, me statut në Lëvizjen Vetëvendosje, mbledhjet mbahen një herë në tre muaj, tashmë kanë kaluar katër muaj.
Duhet thirrur mbledhje e zakonshme e Këshillit dhe të caktohen zgjedhjet e brendshme për të parin e partisë, sipas parimit “një anëtar një votë”. Kushdo le të kandidojë, por kushtëzimet janë të papranuara në një organizatë(parti) demokratike, e sidomos ndaj ideatorit të themelimit të saj.
#Demokraci #jokushtëzim