DYLON

Rashiti: Anarki në qytetin e Gjilanit, ndërtimet pa leje janë jashtë kontrollit

Rashiti: Anarki në qytetin e Gjilanit, ndërtimet pa leje janë jashtë kontrollit
Avatar photo Redaksia

“PDK-Dega në Gjilan, ka kohë që e ka ngritur zërin se brenda Drejtorisë së Inspeksionit egziston një kaos dhe gjithçka është jashtë kontrollit. Por, të paktën ka besuar se tek ndërtimet e larta nuk ka tejkalime dhe po punohet sipas lejeve ndërtimore”, ka thënë Riad Rashiti, kryetar i PDK-së, dega në Gjilan

Sipas tij,  javët dhe ditët e fundit, kemi disa reagime të vazhdueshme nga qytetarët e Gjilanit të cilët pyesin se a jeni duke e ngritur zërin për ndërtimet pa leje dhe tejkalimet që po ndodhin tek ndërtimet e larta, prandaj, për këtë qëllim, Rashiti thotë se PDK kërkon nga organet kompetente (inspeksioni) që të verifikohen raste të tilla.

EkoHigjiena

“PDK-Dega në Gjilan shpreson se diçka e tillë nuk qëndron, të kundërtën dorëheqja e kryetarit të komunës do të ishte akti më i paktë që do të duhej ta bënte, sepse pa koordinim me të, nuk besohet se Drejtoria e Inspeksionit do të kishte guxim ti mbyllte sytë në raste të tilla, sepse ajo pjesë, me siguri për çdo ditë monitorohet”, thotë Rashiti.

I pari i PDK-së së Gjilanit poashtu thotë se PDK-Dega në Gjilan do të vazhdojë të merret me të gjitha rastet e ndërtimeve të larta, duke filluar prej dhënies së Lejeve të Ndërtimit (nëse janë dhënë konform ligjit dhe planeve rregulluese) e deri tek ndërtimet pa leje dhe tejkalimet e tyre. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.