DYLON

Edhe LDK-ja “gjuan” te Vetëvendosja!

Edhe LDK-ja “gjuan” te Vetëvendosja!
Avatar photo Redaksia

Duket se para garës zgjedhore, subjektet politike do të ta bëjnë edhe një “garë” tjetër, të asaj se kush-kujt po ia merr aktivistët.

Pas kohë më parë, kryetari i komunës, Alban Hyseni, që njëherësh është edhe kryetar i Vetëvendosjes në Gjilan, prezantoi aderimet e reja, ish anëtar të LDK-së, sot u mësua se edhe LDK-ja ka “gjuajtur” në taborin e Vetëvendosjes, duke ua marr një anëtar, që e prezantoi, i pari i LDK-së së Gjilanit , Lutfi Haziri, derisa deklarativisht tha se 29 ish anëtarë, aktivistë të Vetëvendosjes tani e tutje do të rrugëtojnë tutje me LDK-në.

EkoHigjiena

Kreu i LDK-s së Gjilanit, Lutfi Haziri tha se sot, së bashku me Grupin e Këshilltarëve Komunalë, i uroi mirëseardhje, Ganimet Sabedinit, anëtarit më të ri të Kuvendit Komunal, i cili vullnetin e tij politik ka vendosur ta rikthejë nga lista e Vetëvendosjes në familjen politike të LDK-së.

“Si familjar i mirë, si afarist i suksesshëm dhe qytetar i ndershëm i këtij vendi, Ganimeti i bënë nder LDK-së, Grupit të Këshilltarëve dhe Gjilanit”, ka thënë Haziri.

Pra, LDK, pret që Ganimet Sabedini të jetë edhe pjesë e Kuvendit, pasi mungesa e gjatë e një anëtari të Vetëvendosjes në Kuvend, do të bëjë që ai ta humb mandatin dhe i radhës në listë ne Vetëvendosjes, ishte Sabedini, që tani e tutje do të jetë përfaqësues i LDK-së. Sido që të jetë kjo mbetet të shihet.

Përndryshe, Haziri i LDK-së, ka bërë me dije se gjithashtu, në takimin e Grupit të Këshilltarëve të LDK-së, sot u diskutuan angazhimet e përbashkëta lidhur me agjendën e fundit të Kuvendit Komunal.

Haziri tha se përkundër funksionimit normal të Kuvendit Komunal dhe rolit konstruktiv të LDK-së në Kuvend, po mungon vullneti për bashkëpunim dhe ecje tutje të projekteve për Gjilanin.

“LDK po e rikthen besimin e qytetarëve, grupeve të ndryshme e shoqatave. Nga sot, rikonfirmohemi si partia më e madhe në Kuvend, me 16 këshilltarë komunalë. LDK – besë dhe shpresë për Gjilanin”, ka thënë Lutfi Haziri, kryetar i LDK-së Dega në Gjilan.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.