DYLON

CCNO shpreh mirënjohjen e thellë për vizitën dhe mbështetjen e ambasadores, Shkëndije Geci Sherifi

CCNO shpreh mirënjohjen e thellë për vizitën dhe mbështetjen e ambasadores, Shkëndije Geci Sherifi
Avatar photo Redaksia

“Sot, në ambientet e Qendrës për Bashkëpunim dhe Rrjetëzim të Organizatave (CCNO), patëm kënaqësinë dhe privilegjin të mirëpresim Ambasadoren e Republikës së Kosovës në Suedi, Shkendije Geci-Sherifi”, njoftojnë drejtuesit e kësaj organizate.

Ambasadorja u prit ngrohtësisht nga Drejtoresha Ekzekutive e CCNO-së, Mediana Bislimi, së bashku me stafin e organizatës.

EkoHigjiena

Bislimi ka bërë me dije se qëllimi kryesor i këtij takimi ishte diskutimi dhe konkretizimi i projekteve për vitin 2025, me fokus në dy fusha kryesore: Diplomacia ekonomike përmes promovimit dhe zhvillimit të bizneseve dhe Diplomacia përmes artit, si mjet për avancimin e imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Takimi reflektoi përkushtimin e përbashkët për avancimin e iniciativave që përforcojnë rolin e Kosovës në nivel ndërkombëtar, duke bashkuar përpjekjet institucionale dhe organizative për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe kulturor”, ka thënë Mediana Bislimi.

Ajo shtoi se CCNO shpreh mirënjohjen e thellë për vizitën dhe mbështetjen e ambasadores Shkëndije Geci Sherifi dhe mezi pret të vazhdojë bashkëpunimin në realizimin e projekteve të përbashkëta që kontribuojnë në të ardhmen e Kosovës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.