DYLON

Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu” ngushllon familjen Salihu

Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu” ngushllon familjen Salihu
Avatar photo Redaksia

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për humbjen e gazetarit Xhavit Salihu. Humbja e Xhavit Salihut është e madhe dhe e pazëvendësueshme në fushën e radio gazetarisë.

Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu” shpreh ngushëllimet më të thella familjes Salihu dhe të gjithë komunitetit të gazetarëve gjilanas. Humbja e Xhavit Salihut në një moshë relativisht të re është e madhe dhe e pazëvendësueshme në fushën e radio gazetarisë. Xhaviti ishte punëtor dhe gazetar që kurrë nuk dorëzohej. Ishte i qetë dhe ecte çdo orë e ditë për të kapur ngjarjet kryesore.

Xhaviti do na mungojë në konferencat tona, më takimet tona të përbashkëta dhe mbi të gjitha do i mungojë lexuesve të Radios që me padurim kanë pritur informacionin nga dora e tij.

EkoHigjiena

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Salihu

Musa Sabedini kryetar i Klubit të Gazetarëve “Beqir Musliu”

Gjilan, 12 dhjetor 2017

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.