DYLON

Trajnim për mentorimin e studentëve gjatë Praktikës Pedagogjike në UKZ nga projekti TAKE

Trajnim për mentorimin e studentëve gjatë Praktikës Pedagogjike në UKZ nga projekti TAKE
Avatar photo Redaksia

Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Fakulteti i Edukimit, me përkrahjen e CARITAS-it zviceran në kuadër të projektit TAKE, po mbahet trajnimi tre ditorë me temën “Mentorimi i studentëve gjatë praktikës pedagogjike”.

Koordinatorja e projektit TAKE për Fakultetit e Edukimit në UKZ, Prof. Asoc. Dr. Nevrije Ismaili, në fjalën e saj para stafi akademik, si dhe edukatorë të institucioneve parashkollore të Komunës së Gjilanit, pasi përshëndeti pjesëmarrësit, tha se investimi në edukimin e hershëm është i domosdoshëm dhe se bashkëpunimi në projektet e përbashkëta të CARITAS-it janë gjithmonë frytdhënëse.

EkoHigjiena

Ky aktivitet është udhëhequr nga prodekani i Fakultetit të Edukimit në UKZ Mensur Neziri si dhe profesoresha e Pedagogjisë në UP Majlinda Gjela.

Sipas tyre trajnimi ka për qëllim zhvillimin e aftësive dhe njohurive të pjesëmarrësve mbi rëndësinë e mentorimit si një proces kyç për përgatitjen cilësore të mësimdhënësve dhe edukatorëve të ardhshëm. Profesoresha Gjela dhe profesori Neziri gjatë trajnimi kanë shpalosur:

Rolin e mentorit në procesin e praktikës pedagogjike, duke theksuar rëndësinë e ndihmës që ata mund të ofrojnë për studentët praktikantë.

Ofrimin e informacioneve kthyese konstruktive, që ndihmon në përmirësimin e aftësive të studentëve praktikantë.

Inkurajimin e praktikave të shkrimit reflektiv, një metodë e rëndësishme për përmirësimin e cilësisë në mësimdhënie.

Gjithashtu, edukatorët pjesëmarrës u përfshinë në aktivitete praktike, ku patën mundësinë të analizojnë modalitetet për mbështetjen efektive të studentëve praktikantë. Një tjetër objektiv i trajnimit ishte nxitja e entuziazmit të studentëve për profesionin, duke vlerësuar objektivisht punën e tyre praktike dhe duke demonstruar modele motivuese për të arritur rezultatet e dëshiruara.

Ky aktivitet vjen si një kontribut i rëndësishëm për fuqizimin e bashkëpunimit mes universiteteve dhe institucioneve parashkollore, duke siguruar që edukatorët e rinj të jenë të mirëpërgatitur për sfidat e profesionit. Projekti TAKE, i mbështetur nga CARITAS-i zviceran, përfaqëson një iniciativë që synon të përmirësojë standardet në arsim përmes qasjes së mentorimit dhe praktikës pedagogjike cilësore.

Universiteti Publik “Kadri Zeka” dhe Fakulteti i Edukimit vazhdojnë të jenë promotorë të zhvillimit profesional të edukatorëve dhe mësimdhënësve në Kosovë, duke përqafuar praktikat më të mira ndërkombëtare në arsim. Kjo qasje garanton që brezat e rinj të mësimdhënësve të përgatiten në mënyrë sa më cilësore për të kontribuar në arsimimin e gjeneratave të ardhshme. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.