Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, në një postim në llogari ne tij në facebook, ka shkruar se qëndrimi i LDK -së është publik se nuk ka koalicion me PDK-në dhe me koalicionin ku është PDK. Me tjerët vlerësojmë pas certifikimit të rezultateve, por gjithnjë sipas interesit të votuesve të LDK-së.
Ja postimi i plotë i Mustafës:
LDK është parti e cila nuk vepron as sipas kushtezimeve dhe as sipas shantazheve individuale. As me kutin e propozimeve dhe projeksioneve ad hoc.
Qëndrimi i LDK -së është publik se nuk ka koalicion me PDK-në dhe me koalicionin ku është PDK. Me tjerët vlerësojmë pas certifikimit të rezultateve, por gjithnjë sipas interesit të votuesve të LDK-së.
Fushatën e kaluam dhe jam i bindur se, pavarësisht deklaratave të individëve për tu protagonizuar para opinionit, të gjithë e kanë të qartë qëndrimin e organeve dhe strukturave të LDK-së, të cilat janë të vetmet që vendosin për këto çështje. IM