DYLON

Haziri: Ju kam paralajmëruar, do të shokohen besimtarët e Kurtit, s’keni pa akoma asgjë

Haziri: Ju kam paralajmëruar, do të shokohen besimtarët e Kurtit, s’keni pa akoma asgjë
Avatar photo Redaksia

Nënkryetari i Lidhjes Demorkatike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, përmes një postimi në profilin e tij, ka thënë se krejt jeta publike e Kurtit, kryeministrit në largim, përshkruhet me sofizëm, mashtrime e keqinterpretime të realiteteve, me qëllimin e vetëm – pushtetin, pa i zgjedhur mjetet.

“Edhe mbrëmë, për kushedi të satën herë, Kurti tentoi ta keqinterpretojë realitetin, duke u viktimizuar se janë bërë cak i fushatës propagandistike, por në fakt duket se atë lloj edukate seksuale e kanë ideologji dhe ky doracak skandaloz është bërë me qëllim.  Ata që kanë besuar se mund të jenë edhe me Zotin e edhe me komunistat, kanë gabuar. Tragjedia më e madhe është se një pjesë jo e vogël e hoxhallarëve një ateist e kanë shpall myfti e vetën të auto-xhematizuar”, ka shkruar Haziri.

EkoHigjiena

Ja postimi i tij i plotë:

Krejt jeta publike e Kurtit, kryeministrit në largim, përshkruhet me sofizëm, mashtrime e keqinterpretime të realiteteve, me qëllimin e vetëm – pushtetin, pa i zgjedhur mjetet.

Edhe mbrëmë, për kushedi të satën herë, Kurti tentoi ta keqinterpretojë realitetin, duke u viktimizuar se janë bërë cak i fushatës propagandistike, por në fakt duket se atë lloj edukate seksuale e kanë ideologji dhe ky doracak skandaloz është bërë me qëllim.

Ata që kanë besuar se mund të jenë edhe me Zotin e edhe me komunistat, kanë gabuar. Tragjedia më e madhe është se një pjesë jo e vogël e hoxhallarëve një ateist e kanë shpall myfti e vetën të auto-xhematizuar!

Por, e mira është që nuk ka asgjë më fantastike se realiteti. Me propagandë ke ardh dhe prej propagandës ke me shku. Rruga e Re për Kosovën, në krye me prof. dr. Lumir Abdixhiku, tashmë është përqafuar nga shumica e kosovarëve sepse ne besojmë Zot, Familje e Atdhe. LDK, besë dhe shpresë për Kosovën! /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.