Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim një delegacion të Odës Ekonomike Federale e Austrisë, i kryesuar nga Ambasadori i Republikës së Austrisë në Kosovë Gernot Pfandler.
Me këtë rast Ministri Hamza vlerësoj lartë vizitën e delegacionit nga Oda Ekonomike Federale e Austrisë, ku tha se kjo vizitë tregon qartë mbështetjen e shtetit të Austrisë për angazhimin e zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe për interesimin e bizneseve austriake për të investuar në Kosovë.
Ministri Hamza gjithashtu i njoftoi Ambasadorin Gernot Pfandler, dhe përfaqësuesit e Oda Ekonomike Federale e Austrisë për mundësitë që i ofron Kosova për investimet e jashtme, dhe gjithashtu hapat që janë ndërmarrë deri më tani për përmirësimin e të bërit biznes në Kosovë, si dhe reformat që pritet të merren në të ardhmen në këtë drejtim.
Ndërsa, Ambasadori i Republikës së Austrisë në Kosovë Gernot Pfandler, shprehi gatishmërinë e shtetit të Austrisë për të vazhduar bashkëpunimin bilateral me Kosovën, si dhe në të njëjtën kohë shprehi gatishmërinë e bizneseve të vendit të tij të shohin Kosovën si një vend me potencial për të investuar kapitalin e tyre.