DYLON

Kryetari Hyseni priti në takim ambasadorin e Hungarisë, folën për projektet e komunës

Kryetari Hyseni priti në takim ambasadorin e Hungarisë, folën për projektet e komunës
Avatar photo Redaksia

Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Bela Boszik, ka qëndruar për vizitë pune në Komunën e Gjilanit, ku është pritur nga kryetari Alban Hyseni.

I pari i Gjilanit tregoi se temë diskutimi ishin projektet zhvillimore në komunë, investimet  ekonomike e arsimore dhe forcimi i bashkëpunimit.

EkoHigjiena

“Para tij prezantova projektet zhvillimore për komunën, ku diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit dhe investimeve të reja në fusha me interes për të dyja palët, me theks të veçantë në sektorin e arsimit dhe ekonomisë”, tha Hyseni.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, tha se u dakorduan që të thellojnë dhe forcojnë mundësinë e bashkëpunimit edhe për të ardhmen e afërt.

Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Bela Bozsik, shprehu mbështetjen dhe përkushtimin e tij në thellimin e marrëdhënieve me Komunën e Gjilanit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.