DYLON

Ministria e Financave: Kosova përfiton grant prej 9 milionë franga për mbrojtjen dhe menaxhimin e ujërave

Ministria e Financave: Kosova përfiton grant prej 9 milionë franga për mbrojtjen dhe menaxhimin e ujërave
Avatar photo Redaksia

“Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati, dhe Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, z. Jürg Sprecher, nënshkruan sot një marrëveshje granti me vlerë 9 milionë franga për financimin e fazës së dytë të projektit “Menaxhimi i Integruar i Burimeve Ujore në Kosovë”, njofton Ministria e Financave.

Programi, me një vlerë totale prej rreth 20 milionë frangash zvicerane, do të zbatohet në tri faza. Faza e parë ka patur një financim prej 8.6 milionë franga, ndërsa ky grant i ri, i ofruar nga Departamenti Federal i Punëve të Jashtme të Zvicrës përmes Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), do të mbështesë fazën e dytë të projektit.

EkoHigjiena

Ky projekt ka për qëllim mbrojtjen dhe menaxhimin efikas të burimeve ujore, përmirësimin e infrastrukturës ujore, reduktimin e ndotjes së ujërave dhe rritjen e efikasitetit të përdorimit të ujit në Kosovë, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.