DYLON

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti Komandantin e Kontingjentit Turk në Kosovë, Kolonel Zafer Saglam

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti Komandantin e Kontingjentit Turk në Kosovë, Kolonel Zafer Saglam
Avatar photo Redaksia

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti sot në takim Komandantin e Kontingjentit Turk në Kosovë, Kolonel Zafer SAGLAM. Fillimisht, Gjeneral Jashari falënderoi Kolonel SAGLAM për mbështetjen e vazhdueshme që kontingjenti turk jep për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Komandanti i FSK-së foli për zhvillimin e Forcës si dhe për mundësitë bilaterale lidhur me trajnimet, dhe aktivitetet tjera të përbashkëta të cilat do të mund të realizohen në bashkëpunim dypalësh. Në takim gjithashtu u fol mbi bashkëpunimin e mirë me njësitë e FSK-së dhe vazhdimin e mëtutjeshëm në fusha të zhvillimit të përbashkët.  /2LONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.