DYLON

Kryetari Hyseni takohet me ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Daniela Barishiq

Kryetari Hyseni takohet me ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Daniela Barishiq
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, priti sot në një takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Daniela Barishiq dhe zv. ambasadorin Nedjelko Shpilek, të cilët i informoi për punët dhe prioritetet e komunës.

“Sot pritëm në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë Danijela Barishiq. E njoftova për angazhimin tonë në sektorin e zhvillimt ekonomik, arsimit dhe shëndetësisë”, tha Alban Hyseni.

EkoHigjiena

I pari i Gjilanit, tha se kanë diskutuar gjithashtu për mundësitë e bashkëpunimit në sektorë të tjerë.

“Për miqësinë mes dy vendeve tona dhe bashkëpunimin në të ardhmen”, tha kryetari Hyseni.

Ambasadorja e Kroacisë në Kosovë Daniela Barishiq, shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me theks të veçantë në fushën e arsimit dhe kulturës, duke përfshirë këtu edhe shkëmbimin e studentëve.

Gjatë takimit është diskutuar edhe rreth mundësisë së binjakëzimit të Gjilanit me ndonjërin prej qyteteve të Kroacisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.