DYLON

Bedri Hamza, kandidati i PDK-së për kryeministër ka takuar strukturat e PDK-së në Gjilan

Bedri Hamza, kandidati i PDK-së për kryeministër ka takuar strukturat e PDK-së në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Bedri Hamza,  i cili do të jetë kandidati i PDK-së për kryeministër, në zgjedhjet parlamentare, të shkurtit (2025), ka takuar sot strukturat e Degës së PDK-së në Gjilan, një takim ky mobilizues, nën moton ”Jemi gati”.

“Ky takim masovik, jep mesazhin më të mirë për të gjithë ne, që ditët e rënda ekonomike, arsimi i degraduar, shëndetësia e sëmurë, vetmia kolektive, braktisja nga miqtë ndërkombëtarë e shumë e shumë problemet të tjera serioze, tashmë e kanë zgjidhjen me PDK-në e Bedri Hamzën, thuhet në njoftimin zyrtar të degës së PDK-së së Gjilanit.

EkoHigjiena

“Po punojmë shumë e çdo ditë, me vullnet e energji, optimizëm e ndershmëri, për të ofruar platformën më të mirë, serioze e të nevojshme qeverisëse për qytetarët e republikës sonë. Me besimin e tyre, vendit tonë do të ja rikthejmë shpresën e dinjitetin e zbehur”, thuhet në fund të njoftimit të PDK-së.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.