DYLON

Komuna apelon që të shfrytëzohen e-Kiosqet

Komuna apelon që të shfrytëzohen e-Kiosqet
Avatar photo Redaksia

Komuna e Gjilanit njofton qytetarët se për shkak të rënies së sistemit të gjendjes civile nga e premtja në ora 11:00 e deri sot (e martë) në ora 15:00, është paraqitur tollovi në zyrat e administratës, por pa fajin e Komunës.

Komuna e ka njoftuar me kohë Agjencionin e Regjistrimit Civil, i cili është përgjegjës për mirëmbajtjen dhe funksionimit të sistemit, por të njejtit kanë konfirmuar se kanë probleme të  serverit.

Komuna e udhëhequr nga Lutfi Haziri, apelon të gjithë qytetarët që janë të verifikuar\sistemuar dhe që posedojnë letërnjoftim të Republikës, që t’i kryejnë shërbimet në tre e-Kisoqet të cilat gjenden te hyrja e objektit të administratës, afër qendrës tregtare ETC dhe në e-kioskun në fshatin Cernicë.

EkoHigjiena

Komuna  e Gjilanit do t’i mbaj të informuar qytetarët me kohë për këtë aspekt, duke shpresuar që nga e mërkura të evitohet ky problem i paraqitur, që është përgjegjësi e Agjencionit të Regjistrimit Civil.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.