Ministri Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, priti në takim Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti. Në këtë takim u diskutua për kartonin e gjelbër.
Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan se problem shqetësues mbetët numri i madh i veturave të pa regjistruara, të cilat ndër të tjera paraqesin problem serioz për Republikën e Kosovës, sa i përket anëtarësimit në kartonin e gjelbër.
Me këtë rast ministri Gashi theksoi është duke gjetur modalitet më të përshtatshme për të zgjidhur problematikën e veturave të pa regjistruara, të cilët përveç tjerash paraqesin rrezik edhe për sigurinë në trafik.
Po ashtu u diskutuan edhe modalitet e bashkëpunimit në mes të MPB-së dhe BQK-së, në projekte që përfshijnë të dy institucionet, me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më të mira për qytetarët e Republikës së Kosovës.