DYLON

Takojnë pronarët e bizneseve që shfrytëzojnë hapësirat publike

Takojnë pronarët e bizneseve që shfrytëzojnë hapësirat publike
Avatar photo Redaksia

Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Ambientit dhe Inspekoratit, Ramadan Basha, me stafin e tij, pritën sot, në takim komandantin e Stacionit Policor në Kamenicë, Nazif Hajrizi me bashkëpuntorë si dhe disa nga pronarët e bizneseve (kafiterive) që operojnë në komunë.

Drejtori Ramadan Basha i njoftoi me shkeljet ligjore që bëhen nga disa biznese si në aspektin e shfrytëzimit të hapësirës publike po ashtu edhe te zhurma e madhe që krijohet në qytet. Të pranishmit u njoftuan se nuk do të ketë tolerime te asnjë rast i vetëm dhe se çdo lokal duhet të zbatojë me përpikmëri kriteret e shënuara në lejen përkatëse.

Edhe komandanti i policisë shprehi gatishërinë që të përkrahë institucionet komunale në zbatimin e ligjit. Pas diskutimeve edhe nga ana e pronarëve të bizneseve ata u pajtuan që në të ardhmen të zbatohet ligji si për zhurmën, e po ashtu edhe kriteret tjera të parapara me ligj.

EkoHigjiena

Drejtori Basha u zotua se tani e tutje nuk do të ketë zhurmë jashtë rregullave në qytet si dhe do të kujdeset për zbatimin e kritereve të shfrytëzimit të hapësirave publike.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.