Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Bejtush Gashi, ka pritur në takim njoftues ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Ruairi O’Connell.
Në këtë takim, ministri Gashi dhe ambasadori O’Connell, biseduan lidhur me situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë.
Me këtë rast, ministri Gashi vuri në dukje se Ministria e Punëve të Brendshme dhe agjencitë e saj, janë duke angazhuar që të zbatohet ligji në tërë territorin e Kosovës, me qëllim të përmirësimit të situatës së përgjithshme të sigurisë në vend.
Gjithashtu, në këtë takim u bisedua lidhur me bashkëpunimin në mes të dy shteteve dhe për mundësitë e thellimit të këtij bashkëpunimi, sidomos sa i përket angazhimit të dy policive të dy vendeve, kur dihet se është e nevojshme mbështetja e përvojës së policisë britanike për Policinë e Kosovës.
Ndërsa ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Ruairi O’Connell, theksoi se është e rëndësishme intensifikimi i bashkëpunimit mes Britanisë së Madhe dhe institucioneve të Kosovës.