DYLON

Policia e Kosovës fillon patrullime me skuterë

Policia e Kosovës fillon patrullime me skuterë
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, me qëllim të ruajtjes së sigurisë publike dhe rritjes të sigurisë së përgjithshme në trafikun rrugor, ka filluar patrullimet me skuterë në Prishtinë dhe Prizren.

Ky patrullim, i cili besohet se do të jetë më efikas, pos aspektit parandalues do të jetë më praktikë edhe në arritjen për kohë më të shkurtë aty ku kërkohet intervenimi policor.

Policia e Kosovës, në vazhdimësi me aktivitete të ndryshme parandaluese, po operon me qëllim të uljes së aksidenteve në trafik në përgjithësi e me theks të veçantë të atyre me fatalitet.

EkoHigjiena

Po ashtu, që nga sot (08.05.2018), Njësia e Komunikacionit Rrugor e regjionit të Prishtinës, do të fillojë me implementimin e planit operativ “Kontrolli i shtuar i komunikacionit” – ku fokusimi kryesor do të jetë në tejkalimin e shpejtësisë, tejkalimi në vijën e plotë, si dhe kundërvajtje të tjera.

Policia, vazhdon të apelojë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, të respektohen rregullat e trafikut rrugor, të përshtatet shpejtësia e automjetit kushteve të rrugës, të respektohen pjesëmarrësit tjerë në trafik.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.