DYLON

Ministri Maqedonci ka pritur në takim atasheun e mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, nënkolonelin Green

Ministri Maqedonci ka pritur në takim atasheun e mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, nënkolonelin Green
Avatar photo Redaksia

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka pritur në takim atasheun e mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, nënkolonel Edward Green dhe këshilltarin bilateral, nënkolonel John Hunter.

Mbretëria e Bashkuar në secilën etapë të shtet ndërtimit të Republikës së Kosovës ka qenë partner i rëndësishëm dhe tejet mbështetës në ngritjen e kapaciteteve humane, logjistike e ligjore të secilit sektor, e veçanërisht ky shtet ka dhënë kontribut jashtëzakonisht të vyer në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

EkoHigjiena

Gjatë takimit është biseduar rreth aktiviteteve të cilat janë duke u zhvilluar bazuar në planin bilateral ndërmjet shteteve, operacionin “Interflex” që përbën misionin më të rëndësishëm aktual të FSK -së jashtë vendit, e po ashtu duke njohur potencialin e ushtrisë sonë temë diskutimi ishte dhe zgjerimi i bashkëpunimit në drejtime të reja.

”Rrugëtimi ynë është i qartë. Anëtarësimi i Kosovës në NATO është destinacioni që ushtria jonë si Forcë profesionale t’i kontribuoj paqes përtej kufijve tanë shtetëror”, ka shtuar në fund të bashkëbisedimit Ministri Maqedonci. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.