DYLON

Presidentja Vjosa Osmani priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves

Presidentja Vjosa Osmani priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves
Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit, përfshirë çështjen e hapjes së urës së Ibrit.

Në takim, Presidentja Osmani ka ripotencuar qëndrimin e saj se hapja e urës, si akt normalizimi e integrimi është në interes të të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie. Në këtë frymë, Presidentja Osmani ka ritheksuar se plani i zbatimit për hapjen e urës duhet të bëhet në konsultim e koordinim midis institucioneve tona dhe partnerëve tanë të sigurisë.

EkoHigjiena

Thellimi i vazhdueshëm i raporteve bilaterale dhe bashkëpunimit midis Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar ishin po ashtu pjesë e diskutimeve në takimin e sotëm. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.