Për nderë të ditës ndërkombëtare të gruas, kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi në kabinetin e tij ka mirëpritur të gjitha gratë që punojnë në admnistratën komunale.
Në fjalën e tij përshëndetëse, kryetari Arifi uroi gratë për Ditën Ndërkombëtare të Gruas – 8 Marsin, duke i dëshiruar së pari shëndet dhe suksese në punët e tyre të përditshme.
“Avancimi i pozitës së gruas mbetet qëllim i pakontestueshëm për zhvillimin e gjithëmbarshëm shoqëror”, thuhet në njofitmin e piublikuar në ueb-faqen e komunës së Bujanocit.
Në shenjë respekti, kryetari dhuroi nga një lule për të gjitha gratë.