DYLON

Gagica: Gjilani e ka për obligim rritjen e kujdesit për projektet që mundësojnë qarkullimin e lehtë të njerëzve nga Lugina dhe anasjelltas

Gagica: Gjilani e ka për obligim rritjen e kujdesit për projektet që mundësojnë qarkullimin e lehtë të njerëzve nga Lugina dhe anasjelltas
Avatar photo Redaksia

“Gjithmonë kënaqësi takimi vëllazëror me kryetarin e Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi. Biseduam përgjithësisht për gjendjen e vëllezërve tanë në Luginë, e veçmas për bashkëpunimin mes dy komunave tona”, ka thënë Nazim Gagica, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan

Gsgica ka shtuar se Komuna e Gjilanit meqë gjeografikisht është e afërt dhe lidhjet familjare janë të shumta e të forta, e ka për obligim rritjen e kujdesit për projektet që mundësojnë qarkullimin e lehtë të njerëzve nga Lugina dhe anasjelltas.

EkoHigjiena

“Autostrada duhet të bëhet sa më parë sepse përmes saj lidhet i tërë kombi. Ky është obligim që kemi marrë mbi supe dhe duhet të realizohet. E falënderova kryetarin Arifi për punën që po bënë për qytetarët e Bujanocit dhe për fuqizimin e të drejtave të shqiptarëve në Kosovën Lindore”, ka thënë Gagica i AAK-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.