DYLON

​Punëtorët e Lotarisë së Kosovës do të protestojnë sot për paga

​Punëtorët e Lotarisë së Kosovës do të protestojnë sot për paga
Avatar photo Redaksia

Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës njofton se punëtorët e Lotarisë së Kosovës sh.a. do të protestojnë të hënën me datë 08 mars 2021 në ora 11:00 para ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës me kërkesë të përmbushjes së pagave për  punëtorët e Lotarisë së Kosovës nga ana e Qeverisë si aksionare e Lotarisë së Kosovës.

Gjithashtu paralajmërohet se do të vazhdohet me protesta gjatë ditëve të punës deri në përmbushjen e kërkesës së punëtorëve të Lotarisë së Kosovës.

EkoHigjiena

“Qeveria e Republikës së Kosovës i ka premtuar Sindikatës së Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës se do të gjejë një zgjidhje për punëtorët tanë mirëpo një premtim i tillë ende nuk është përmbushur. Punëtorët tanë momentalisht gjenden në një situatë të mjerueshme përderisa u bë gati një vit që s’kanë pranuar pagë, e sidomos në përballjen me luftimin e Pandemisë Covid-19 që edhe më tepër e ka rënduar gjendjen e tyre”, thuhet në njoftim.

Sindikata e Lotarisë së Kosovës i bën thirrje publike Qeverisë së Kosovës që të përmbush premtimin dhe obligimin që e ka ndaj punëtorëve të Lotarisë së Kosovës, thuhet në fund të njoftimit. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.