DYLON

Komuna shpërblen nxënësit më të mirë të gjeneratës

Komuna shpërblen nxënësit më të mirë të gjeneratës
Avatar photo Redaksia

Edhe këtë vit, Komuna e Bujanocit ka shpërblyer nxënësit më të mirë të gjeneratës për vitin shkollor 2023/2024.

Me propozim të shkollave fillore dhe të mesme të komunës së Bujanocit, kryetari i komunës Nagip Arifi ka mirëpritur këta nxënës, të cilëve i uroi për suksesin e arritur dhe shkollimit të tyre, si dhe përgëzoi drejtorat dhe mësimdhënësit për kujdesin që nxënësit të arrijnë sa më shumë rezultate.

EkoHigjiena

Me këtë rast, kryetari Arifi ndau mirënjohje dhe i shpërbleu me nga 25.000 dinarë secilin nxënës.

“Kjo është vetëm një vazhdimësi e asaj që komuna jonë po bënë për t’i motivuar nxënësit tanë që të vazhdojnë me mësimnxënie edhe në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e komunës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.