Kryetari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka zgjidhet anëtar në Komitetin Ekzekutiv të Uefas.
Në zgjedhjet e mbajtura në Romë, Kreu i FSHF mori 36 vota nga 55 federatat pjesëmarrëse. Kurse, në krye të Uefas u rikonfirmua Aleksander Ceferin
Për herë të parë në histori, futbolli shqiptar do të përfaqësohet nga Presidenti Duka në qeverinë e futbollit europian.
Kjo konsiderohet një arritje shumë e madhe për Shqipërinë dhe futbollin shqiptar që ka arritur të kalojë kufinjtë e përfaqësimit në institucionet më të rëndësishme europiane sportive