DYLON

Drita pëson humbje nga Legia (2:0), nga minuta e 30-të luajti me një lojtar më pak

Drita pëson humbje nga Legia (2:0), nga minuta e 30-të luajti me një lojtar më pak
Avatar photo Redaksia

FC Drita ka pësuar humbje (2:0) nga ekipi polak, Legia Varshava, në ndeshjen e parë kualifikuese në play-offin e Europa Conference League.

Lojtarët e  ekipit gjilanas që drejtohen nga trajneri Zekirija Ramadani u angazhuan maksimalisht dhe u mbajtën mirë, kur kemi parasysh faktin se nga minuta e 30-të, të takimit mbeten me një lojtar më pak në fushë, kur pas një ndërhyrje nga prapa të Hasan Gomda-s, lojtari i Dritës fillimisht u ndëshkua me karton të verdhë, pos pas ndërhyrjes së sistemit VAR ai u ndëshkua me të kuq.

EkoHigjiena

Vendasit  golat i shënuan përmes lojtarit Blaz Kramer, në minutën e 56-të të takimit dhe Marc Gual, në minutën e 83 të takimit.

Rikujtojmë se  edhe në vitin 2020, FC Drita kishte pësuar nga Legia me të njëjtin rezultat, në ndeshjen e rrethit të tretë të UEFA Europa Lague, por se për shkak, asokohe të Pandemisë Covid-19, ishte zhvilluar vetëm një lojë.

Por, ky rezultat i sotëm nuk është edhe i patejkalueshëm, andaj skuadrës bardh e kaltër i mbetet që në ndeshjen e kthimit, me përkrahje edhe të intelektualëve, ta gjej formulën e përmbysje së rezultatit dhe kalimit tutje në grupe, që do të shënonte kështu suksesin e saj më të madh në Evropë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.