DYLON

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca priti në takim kryetarin e FSHF-së, Armand Duka

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca priti në takim kryetarin e FSHF-së, Armand Duka
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim kryetarin e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), njëherësh zv/president i UEFA-s, Armand Duka, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë.

Duke i dëshiruar mirëseardhje në Kuvendin e Kosovës si dhe duke e uruar për zgjedhjen zv/president të UEFA-s, kryetari Konjufca përgëzoi kreun e FSHF-së për arritjet e deritashme të kombëtares së Shqipërisë në futboll, sidomos për sukseset e mëdha në garat e fundit për Euro 2024.

EkoHigjiena

“Kombëtarja shqiptare e futbollit është modeli më i suksesshëm i asaj se çfarë mund të arrijmë kur jemi të bashkuar në forca, ide dhe qëllime. Ajo na ka bërë të gjithëve krenarë”, theksoi kryetari Konjufca.

Kryetari i FSHF-së, Armand Duka falënderoi kryetarin Konjufca për pritjen e ngrohtë e miqësore si dhe për diskutimin e hapur lidhur me zhvillimin e sportit në Kosovë dhe Shqipëri.

Në takim u diskutua po ashtu për zhvillimin dhe sukseset e futbollit në Kosovë, mbështetjen që Qeveria e Kosovës i jep futbollit, duke u ndalur edhe te bashkëpunimet e mëtejshme në projekte dhe politika konkrete mes dy federatave.

Gjatë vizitës kryetari i FSHF-së, Armand Duka, shoqërohej nga kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi dhe bashkëpunëtorë të tjerë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.