DYLON

Genc Nuza nis programin e UEFA-s “Mentor&Talent”

Genc Nuza nis programin e UEFA-s “Mentor&Talent”
Avatar photo Redaksia

Në selinë e UEFA-s në Nyon ka filluar programi “Mentor&Talent”, ku janë të përfshirë 20 gjyqtarët më perspektivë për edicionin 2023/24.

Pjesë e këtij programi është edhe gjyqtari kosovar, Genc Nuza. Në fazën e parë të këtij programi është mbajtur seminari treditor, ku janë kombinuar puna teorike me testet fizike, njofotn FFK.

EkoHigjiena

Mentor i Nuzës në këtë program është ish-gjyqtari i njohur i FIFA-s, belgu Frank De Bleeckere.

Gjyqtari ynë e ka kaluar me sukses fazën e parë dhe do të vazhdojë të ndjekë tutje këtë program.

Në seminar ka ligjëruar anëtari i Komitetit të Gjyqtarëve të UEFA-s, Bjorn Kuipers, derisa pjesë e programit si mentorë janë emra të njohur të futbollit botëror si ish-gjyqtari turk, Cuneyt Çakir, Martin Hansson etj, thuhet në njoftimn e FFK-së.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.