DYLON

SC Gjilani pëson humbje nga Niederkorn, luajti me 10 lojtarë që nga minuta e 14-të

SC Gjilani pëson humbje nga Niederkorn, luajti me 10 lojtarë që nga minuta e 14-të
Avatar photo Redaksia

SC Gjilani është eliminuar nga Conference League, pasi që në ndeshjen e dytë të rrethit të parë, që u luajt në Prishtinë, ka pësuar humbje me rezultat 0:2, nga ekipi FC Progres Niederkorn nga Luksemburgu, ndërkohë që ndeshja e parë kishte përfunduar  baras (2:2).

Skuadra e Gjilanit që nga minuta e 14-të luajti me një lojtar më pak. Ekipi gjilanas që po drejtohet nga Klodian Duro, arsyetoi deklaratën e tij, duke  treguar respekt për skuadrën kundërshtare, por aspak frikë, andaj edhe pse ishin me 10 lojtarë që nga minuta e 14-të, kur nga loja u përjashtua Egzon Sinani me ngulm e kërkonte golin e avantazhit, duke rrezikuar disa herë portën mysafire.

EkoHigjiena

Lojtarët gjilanas treguan shpirtin luftarak dhe ndonëse numerikisht më pak, krijuan raste për shënim, por pa konkretizim,  kështu që pjesëloja e parë u mbyll 0:0.

Në pjesëlojën e dytë gjilanasit sërish kërkonin golin që mund të ishte gol i fitores dhe i kualifikimit, por se në vend se të arrihej kjo, erdhi ndëshkimi në minutën e 65-të, kur ekipi nga Luksemburgu shënoi për avantazhin  prej një goli, përmes lojtarit, Antoine Mazure.

Gjilanasit deri në fund kërkuan golin e barazimit, me shpresë që ndeshja të shkonte në vazhdime, por as kjo nuk u eci, pasi në minutën e parë shtesë (90+1’), mysafirët sërish ndëshkuan përmes lojtarit Walid Jarmouni.

Ishte kjo një humbje e dhimbshme për faktin se gjilanasit patëm një paraqitje vërtetë dinjitoze, por se duket se largimi i hershëm i një lojtari nga loja, pas ndëshkimit me karton të kuq, e krijoi diferencën duke bërë që gjilanasit të harxhonin më shumë energji. Gjithsesi, kjo disfatë bëri që të përfundojë edhe aventura e SC Gjilanit në garat evropiane.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.