DYLON

Kosova ngjitet në pozitën e 99-të në FIFA, renditja më e mirë pas pranimit

Kosova ngjitet në pozitën e 99-të në FIFA, renditja më e mirë pas pranimit
Avatar photo Redaksia

Kombëtarja e Kosovës ka arritur një tjetër sukses në futbollin ndërkombëtar, duke u ngjitur në pozitën e 99-të në renditjen më të fundit të FIFA-s, që u publikua të enjten. Ky është pozicioni më i lartë që Kosova ka arritur ndonjëherë që nga pranimi në FIFA dhe UEFA në vitin 2016, njofton faqja zyrtare e FFK-së.

Kjo vjen si rezultat i performancës së mirë të Dardanëve në muajin nëntor, ku ata shënuan fitore të rëndësishme 1:0 ndaj Lituanisë, teksa barazuan me Rumaninë në fushën e gjelbër, por që kjo ndeshje më pas u regjistrua me rezultat zyrtar.

EkoHigjiena

Kosova e mbylli këtë edicion të Ligës së Kombeve në vendin e dytë në Ligën C, kurse në mars do të luajë dy ndeshje kundër Islandës në “play-off” për promovim në Ligën B, njofton FFK. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.