Kjo konferencë që u mbajt me 31 dhjetor të vitit 1943 dhe më 1 e 2 janar të vitit 1944 u quajt “Konferenca e Bujanit” rolet udhëheqëse i luajtën Fadil Hoxha dhe Mehmet Hoxha, komisari i tij, i cili ishte një nga vizitorët partizanë që erdhi në degë dhe të cilin oficeri britanik Kempi e kishte takuar më parë në Shtabin e Përgjithshëm të LNÇ afër Tiranës dhe, një herë tjetër, në Dibër përpara sulmit të gjermanëve.
Shkruan: Sami ARIFI
Në një kohë paditur oficerët britanik, Kosova gjithnjë e më tepër po bëhej një burim politik i mosmarrëveshjeve ndërmjet partisë komuniste shqiptare dhe asaj jugosllave. Në Konferencën e Dytë të Komitetit Nacional Çlirimtar në Labinot ishte deklarata e parë ekuivoke e Enver Hoxhës për Kosovën, në fillim të shtatorit të vitit 1943.
Nga fundi i nëntorit në kohën e mbledhjes së dytë të Këshillit Antifashist Nacional Çlirimtar të Jugosllavisë (AVNOJ) në Jajcë, Komiteti Qëndror i Partisë Komuniste të Jugosllavisë i dërgoi një letër Komitetit Qëndror të Partisë Komuniste të Shqipërisë (KQPKSH) e cila pjesërisht ishte paralajmëruese e pjesërisht qortuese. Ku thuhej:
“Të ngresh çështjen e bashkimit (të Kosovës me Shqipërinë) do të thotë t’u japësh dorën e ndihmës reaksioneve të ndryshëm, duke përfshirë edhe vetë armikun…dhe nuk është e nevojshme të theksohet se kjo nuk mund të përbëj një çështje ndërmjet nesh dhe një Shqipërie demokratike e antiimperialiste…Jugosllavia e re që po ndërtohet, do të jetë një vend i kombeve të lira dhe, si rrjedhim, nuk do të ketë vend për shtypje kombëtare të pakicave shqiptare…”
Në fund të dhjetorit të vitit 1944, kur Pitër Kempi një oficer britanik i derguar nga Ekzekutivi i Operacioneve Speciale po vendoste kontaktet e tij me Kosovë, partizanët shqiptarë e jugosllavë ishin të zënë me krijimin e një Komiteti Nacionalçlirimtar për Kosovën e Metohinë.
Kjo mbledhje e parë u mbajtë me 31 dhjetor 1943 dhe më 1 e 2 janar 1944 në veri të Shqipërisë me përqëndrim të përzier të grupeve partizane në zonën e Valbonës, në një fshat afër Tropojës. Historia e PKSH thotë se kjo mbledhje u mbështet nga organizata e PKSH në Tropojë dhe nga Batalioni partizan “Perlat Rexhepi” i Shkodrës, që vepronte në malësitë e Gjakovës. Pra, ishin të pranishëm 49 delegat.
Në këtë konferencë që u quajt “Konferenca e Bujanit” rolet udhëheqëse i luajtën Fadil Hoxha dhe Mehmet Hoxha, komisari i tij, i cili ishte një nga vizitorët partizanë që erdhi në degë dhe të cilin Kempi e kishte takuar më parë në Shtabin e Përgjithshëm të LNÇ afër Tiranës dhe, një herë tjetër, në Dibër përpara sulmit të gjermanëve.
Fadil Hoxha dhe Mehmet Hoxha do të luanin role udhëheqëse në Kosovë dhe në Jugosllavi pas luftës. Komiteti Nacionalçlirimtar i ri i Kosmetit miratoi një rezolutë shumë të favorshme për Shqipërinë që thoshte:
“Kosova dhe Metohia është një krahinë e banueshme me shumicë nga populli shqiptar, i cili si gjithmonë ashtu edhe sot dëshiron me u bashkue me Shqipërinë…E vetmja rrugë për shqiptarët e Kosovës e të Metohisë për t’u bashkuar me Shqipërinë është përmes luftës së përbashkët me kombet e tjera të Jugosllavisë kundër pushtuesve dhe forcave të tyre, pasi kjo është e vetmja rrugë për me fitue lirinë, kur të gjitha kombet duke përfshi edhe shqiptarët, do të jenë në gjendje me zgjedhë fatin e tyre, me të drejtën për vetëvendosje, duke përfshirë edhe shkëputjen”.
Komiteti për Kosovën dhe Metohin nuk qe në gjedje ta mbante mbledhjen e tij të dytë për 18-të muaj rresht, kur më në fund arriti ta mbante në Prizren në Jugosllavin e çliruar, më 8 deri më 10 korrik të vitit 1945, ku nën presionin e kërcënimeve dhe dhunës ndryshohet rezoluta e 1 dhe 2 janarit të vitit 1944, dhe në këtë mbledhje u miratua një rezolutë tjetër në favor të bashkimit të Kosovës e të Metohisë, siç e quanin në atë kohë, me Republikën Federative të Serbisë brenda një Jugosllavie Federative Demokratike dhe me statusin e Krakinës Autonome. Vazhdon pjesa tjetër; Mbmetja e Kosovës në Jugosllavi nën veprimin e forcës ushtarake…