DYLON

Javë me bereqet, plotë gjashtë pikë në Gjilan

Javë me bereqet, plotë gjashtë pikë në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Dy skuadrat gjilanase në Vala Superligën e Kosovës në futboll kanë shkëlqyer këtë javë si vendase. Derisa të shtunën, Kf.Drita forcoi edhe më tepër pozitën e parë në tabelë me tri pikët e reja, Kf.Gjilani këtë të diele triumfoi ndaj Vllaznisë së Pozhoranit.

Në përballjen e së dielës, Kf.Gjilani ka shënuar fitore të thellë 4:0, pas një dominimi të lojës në të gjitha repartet. Goli i parë u realizua në pjesën e parë, në minutën e 19-të me anë të Fisnik Papuçi.

Me këtë rezultat u mbyllë pjesa e parë, por jo edhe gjithë loja. Pjesa e dytë për gjilanasit doli të jetë e frytshme, sidomos për lojtarin e kuq e bardhëve, Betim Haxhimusa.

EkoHigjiena

Kjo ngaqë, realizoi plot tre gola për fitoren 4:0 të skuadrës së tij. Goli i tij i parë erdhi në minutën e 55-të, i dyti në të 73-tën dhe i treti për hetrik në minutën e 80-të.

Përndryshe, skuadra tjetër gjilanase Kf.Drita, të shtunën,  po në kuadër të javës së 25-të, shënoi fitore 3:1 ndaj Kf.Flamurtarit, ku golin e epërsisë e realizoi Bujar Shabani (2′). U desht pjesë loja e dytë, fillimisht për t’u barazuar shifrat në 1:1 (53′), e pastaj sërish për të shënuar vendësit dy golat tv tjerë , Haxhi Neziraj (70′) dhe Xhevdet Shabani (83′).

Me këto fitore, të dyja skuadrat gjilanase kanë siguruar nga tri pikë, duke forcuar pozitën e parë për Kf.Drita dhe Kf.Gjilani në të gjashtën, por me pikë të barabarta me vendin e katërt.

Më poshtë kemi tabelën në Vala Superligë pas xhiros së 25-të:

/Elife SHERIFI/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.