Anëtarët e Komitetit për Politikë e Financa të Kuvendit Komunal të Vitisë, kanë mbajtur sot mbledhjen e gjashtë të rregullt të këtij komiteti, me që rast edhe janë shqyrtuat një varg propozim vendimesh, ndër të cilat edhe Korniza Afatmesme Buxhetore (KAB) 2020-2021.
Fillimisht kryesuesi i Kuvendit komunal Naim Pira, ka njoftuar anëtarët e KPF-së për konfirmimin nga ana e MAPL-së për ligjshmërinë e akteve të nxjerr nga mbledhja e fundit e Kuvendit.
Gjithashtu u vlerësua lartë organizimi për shënimin e Ditës së çlirimit të komunës së Vitisë më 14 Qershor.
Në këtë mbledhje të KPF-së, u shqyrtua vendimi dhe miratimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB), 2020-2021, propozim rregullorja mbi themelimin dhe strukturimi e asamblesë komunale të fëmijëve, propozim rregullorja për realizimin e të drejtave të fëmijëve përmes sistemit qeverisës komunale miqësorë për fëmijë, propozim vendimi për shpalljen në diskutim publik të propozim rregullores për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës së subjekteve të biznesit në Komunën e Vitisë, si dhe propozim vendimi për themelimin e grupit punues për hartimin e planit vjetor të punës së Kuvendit komunal të Vitisë për vitin 2020.