DYLON

KPF-ja diskutoi për pasqyrat financiare janar-mars 2022

KPF-ja diskutoi për pasqyrat financiare janar-mars 2022
Avatar photo Redaksia

U mbajt sot mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë e Financa e Komunës së Vitisë, ku janë diskutuar një varg pikash, mes tjerash edhe për pasqyrat financiare të buxhetit komunal për periudhën janar-mars 2022.

 Lidhur me këtë pikë, drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim në Viti, Besnik Imeri, prezantoi pasqyrat financiare të buxhetit komunal për periudhën janar-mars 2022. Sipas këtij dokumenti, shkalla e inkasimit të hyrave vetanake nga planifikimi vjetor është 16.95% ose mbi 167 mijë euro.

EkoHigjiena

Ndërkaq për këtë periudhë nga mjetet e alokuara në të gjitha programet dhe kategoritë ekonomike janë shpenzuar gjithsej mbi 2 milion e 565 mijë euro apo 90.96%.

Për këtë periudhë të shpenzimeve, anëtarët e këtij komiteti kërkuan sqarime lidhur me disa shpenzime por edhe me inkasimin e mjeteve për këtë periudhë raportuese.

Në mbledhjen e sotme të KPF-së, gjithashtu janë shqyrtuar dhe votuar me shumicë votash këto pika: Propozim vendimi për bartjen e mjeteve nga të hyrat vetanake të vitit 2021 në vitin 2022, propozim vendimi për shpalljen interes të përgjithshëm për hapjen e rrugës së re në Zonën Kadastrale në Sllatinë, propozim vendimi për formimin e komisionit për shqyrtimin e ankesave të ankandit publik për dhënien e pronës së komunës në shfrytëzim afatshkurtër dhe afatgjatë, propozim vendimi paraprak për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale përmes ankandit publik, propozim vendimi për formimin e komisionit vlerësues dhe zbatimin e procedurave për dhënien e pronës së paluajtshme të komunës në shfrytëzim, si dhe propozim vendimi për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit të Ambulantes në fshatin Gushicë në Viti.

Gjithashtu, nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, u dha një informatë për manifestimi tradicional kulturo-sportiv “Flakadani i Karadakut 2022”. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.