Komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant Rrahman Rama priti në vizitë Ambasadorin e ri të SHBA-ve në Kosovë zotin Filip Kosnet (Philip S. Kosnett).
Gjeneral Rama falënderoi Ambasadorin për mbështetjen amerikane në të gjitha fazat, dhe e siguroi Ambasadorin se FSK-ja do të vazhdoj të jetë profesionale, gjithëpërfshirëse dhe kredibile. Bashkërisht diskutuan lidhur me procesin e ndërtimit gradual të aftësive të reja bazuar në misionin e ri.
Thellimi i bashkëpunimit të ndërsjellë do të vazhdoj edhe më tej, në ndërtimin e një Force profesionale, të edukuar dhe trajnuar me standarde më të larta, për të qenë kontribuues i sigurisë në vend dhe rajon.
FSK-ja është faktor stabiliteti dhe do të vazhdoj të operoj në koordinim me KFOR-in dhe institucionet tjera vendore dhe ndërkombëtare.
FSK-ja është institucion me vlera dhe si i tillë do të zhvillohet më tej bashkërisht me NATO-n dhe SHBA-të.