DYLON

Komandanti i FSK-së mirëpret në takim Ambasadorin dhe Atasheun e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë

Komandanti i FSK-së mirëpret në takim Ambasadorin dhe Atasheun e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë
Avatar photo Redaksia

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti Ambasadorin dhe Atasheun e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti sot në takim Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë Z. Petrit Malaj, si dhe Atasheun e Mbrojtjes Kolonel Beqir Tafili, i cili sapo është emëruar në këtë pozitë.

EkoHigjiena

Komandanti i FSK-së, informoi Ambasadorin Malaj dhe Kolonel Tafilin mbi arritjet, planet dhe zhvillimin e FSK-së drejtë një force profesionale dhe të ndërveprueshme me NATO-n. Në theks të veçantë u fol për bashkëpunimin e shkëlqyer në mes të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

jashari uroi emërimin e Atasheut të Mbrojtjes në Republikën e Kosovës, si dhe në të njëjtën kohë shprehu vullnetin për vazhdim dhe rritje të bashkëpunimit të ngushtë mes të dyja vendeve.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.