DYLON

Komandanti i FSK-së, priti në takim Atashetë e Mbrojtjes

Komandanti i FSK-së, priti në takim Atashetë e Mbrojtjes
Avatar photo Redaksia

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant (GLT) Bashkim Jashari, priti sot në takim atashetë e mbrojtjes së Republikës së Kosovës të akredituar në shtetet partnere nëpër botë. Gjeneral Jashari informoi ata mbi zhvillimet e FSK-së përgjatë këtij viti dinamik si dhe fushat e përgjithshme të bashkëpunimit me shtetet përkatëse.

Më pas, atashetë e mbrojtjes raportuan, një nga një, mbi fushat specifike të bashkëpunimit, mbi shkollimet dhe trajnimet si dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve bilaterale me shtetet ku ata janë të akredituar.

EkoHigjiena

Në fund, Komandanti i FSK-së u foli atasheve për objektivat e vitit 2025 si dhe kërkoi nga ta që të zhvillojnë tutje planet bilaterale të bashkëpunimit, në linjë me synimet e Komandanti i FSK-së për zhvillimin e një force profesionale dhe të ndërveprueshme me shtetet e NATO-s. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.