“Me votën e të gjithë të pranishmëve në Mbledhjen e Kuvendit Komunal, u miratua propozimi im që Klubit Atletik “Rogana” t’i ndahet çmimi “Nderi i Qytetit”, ka shkruar në profilin e tij, kreu i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati.
Ja postimi i tij i plotë:
Me votën e të gjithë të pranishmëve në Mbledhjen e Kuvendit Komunal, u miratua propozimi im që Klubit Atletik “Rogana” t’i ndahet çmimi Nderi i Qytetit.
Respekti i institucioneve është më e pakta që mund të bëjmë për sportistët që na bëjnë krenar. Do të përpiqemi maksimalisht që t’i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë për mbështetje financiare dhe rregullim të infrastrukturës së nevojshme