DYLON

Kryetari i Vitisë Sokol Haliti priti në takim komandanin e KFOR-it kolonel Daniele Bajata

Kryetari i Vitisë Sokol Haliti priti në takim komandanin e KFOR-it kolonel Daniele Bajata
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur në takim komandantin e ri të Detashmentit të Përbashkët Rajonal të KFOR-it, kolonel Daniele Bajata, me të cilin ka biseduar për sigurinë në vend dhe zhvillimet e përgjithshme në komunën e Vitisë.

Gjatë këtij takimi, kolonel Bajata i shoqëruar nga ushtarak të KFOR-it, është informuar nga kryetari Haliti për gjendjen e përgjithshme në Komunën e Vitisë. Kryetari Haliti dhe koloneli Bajata, kanë ritheksuar vazhdimin e bashkëpunimit në mes institucioneve lokale dhe paqeruajtësve të KFOR-it. Haliti ka falënderuar kolonel Bajata për vizitën dhe ka thënë se proceset me të cilat ka ecur Vitia deri me tani, do të jenë prioritet edhe ne të ardhmen.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.