Ekspertët e Këshillit të Evropës, kanë aprovuar harmonizimin e Procedurave Standarde të Veprimit (PSV), të Departamentit Shëndetësor të Burgjeve të Kosovës DSHBK me ato të Këshillit të Evropës.
Harmonizimi i këtyre procedurave është arritur pas një pune të përbashkët dhe dinamike, të grupeve punuese të DShB-së dhe ekipeve të ekspertëve të Këshillit të Evropës, dhe falë projektit “Avancimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut te të burgosurit në Kosovë”, të filluar në nëntor 2016 dhe i cili do të zgjasë dy vite.
Harmonizimi i proceduarve të punës, për DShB, është një ndër aktet më të rëndësishme të deritanishme të punës dhe funksionimit pas transferimit te shërbimeve shëndetësore të burgjeve në qershor të vitit 2013, nga Ministria e Drejtësisë në Ministrinë e Shëndetësisë, hap i vlerësuar nga Këshilli i Evropës dhe Komiteti për Parandalimin e Torturës, si akt i avancuar human, profesional dhe duke shprehur vendosmërinë e vendit për trajtim shëndetësorë të barabartë për të burgosurit sikurse edhe për qytetarët e tjerë të vendit.
Këto procedura, të cilat vlerësohen më të avancuarat për punën lidhur me shëndetësinë në burgje në mbarë Evropën Qendrore dhe Juglindore, do të implementohen me përpikëri përmes fazës tjetër të projektit, e cila është duke vazhduar në funksion të implemtimit të proceduarve, mundësisë praktike të monitorimit të tyre si dhe trajnimit të stafit dhe organeve monitoruese të tyre konform këtyre standardeve.
Është hera e parë që Këshilli i Evropës aprovon edhe formalisht procedurat e punës së Shërbimit Shëndetësor të Burgjeve të një vendi.
Pra, përmes këtyre proceduarve, janë të përcaktuara saktë standardet e punës dhe shërbimeve si dhe madhësitë matëse monitoruese me çka mundësohet jo vetëm monitorimi por edhe vlerësimi i saktë i cilësisë dhe sasisë së shërbimeve shëndetësore për të burgosurit, sipas standardeve me të avancuara evropiane.
Me këtë akt Ministria e Shëndetësisë përmes DShB-së, edhe një herë merr përsipër ngritjen e vazhdueshme të cilësisë së shërbimeve shëndetësore në burgje në harmoni më këto procedura dhe standarde si dhe në mënyrë të barabartë me qytetarët e tjera pa dallim.